Lidhja që vazhdon
përtej studimeve
Shoqata Alumni FEFS bashkon ish-studentët në një rrjet aktiv që mbështet zhvillimin profesional dhe promovon
vlerat e sportit, duke ruajtur lidhjen me fakultetin edhe pas studimeve.
Rreth Nesh
Bashkuar nga Sporti dhe Edukimi
Shoqata Alumni FEFS është një komunitet i organizuar i ish-studentëve të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, i krijuar për të ruajtur dhe forcuar lidhjen mes alumnive dhe institucionit. Ne synojmë të zhvillojmë një rrjet aktiv bashkëpunimi, të mbështesim rritjen profesionale të anëtarëve tanë dhe të kontribuojmë në avancimin e edukimit fizik, sportit dhe shëndetit publik në vend. Përmes aktiviteteve, projekteve dhe iniciativave të përbashkëta, Alumni FEFS shërben si urë lidhëse ndërmjet traditës akademike dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional të komunitetit tonë.
Misoni & Vizioni
MISIONI
Misioni i Shoqatës Alumni të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit është të krijojë dhe forcojë një rrjet të qëndrueshëm dhe aktiv të ish-studentëve, që kontribuojnë në zhvillimin profesional, akademik dhe shoqëror të komunitetit të edukimit fizik dhe sportit. Shoqata synon të mbështesë bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave, fuqizimin e lidhjes me fakultetin dhe të ofrojë mbështetje për studentët dhe profesionistët e rinj, duke promovuar vlerat e sportit, mirëqenies dhe aktivizmit qytetar.

VIZIONI
Vizion i Shoqatës Alumni FEFS është të bëhet një platformë udhëheqëse dhe inspiruese në Kosovë dhe rajon, ku ish-studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit veprojnë si ambasadorë të edukimit cilësor, shëndetit publik dhe kulturës sportive. Shoqata synon të ndërtojë një komunitet të bashkuar, inovativ dhe të angazhuar që kontribuon në zhvillimin modern të sportit, trajnimit dhe përfshirjes sociale, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim, projekte dhe avancim profesional.

Objektivat
Objektivat
- Forcimi i rrjetit të alumnive
- Mbështetja e zhvillimit profesional
- Lidhja e alumnive me fakultetin
- Përkrahja e studentëve të rinj
- Promovimi i sportit dhe shëndetit publik
- Zhvillimi i projekteve dhe partneriteteve
- Kultivimi i vlerave sportive
- Organizimi i aktiviteteve komunitare
- Kontributi në zhvillimin e sportit në Kosovë
- Sigurimi i qëndrueshmërisë së shoqatës
Aktivitete
No Posts Found!
Na kontaktoni
Prishtinë 10000
info@alumni-fefs.org
+383 44 163 153